Flash

Gati 100 ditë në shesh: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’

Në lëvizjen më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove’ po hyn në ditën e 100-të të tij me arritjet kryesore të rikthimit të qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisjeje autoritare. Megjithatë, pyetja mbetet nëse do të transformohet ose jo në një lëvizje për të ardhmen.

20:16

Alfred Moisiu: Ka ministra që nuk më kanë hapur telefonin

Lapsi.al 9 July 2018
Alfred Moisiu: Ka ministra që nuk më kanë hapur telefonin

Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu foli me elozhe për kryeministrin Edi Rama në një intervistë dhënë gazetares Eni Vasili, por duket ish-kreu i shtetit nuk ndan të njëjtën konsideratë edhe për disa nga ministrat. Moisiu thotë se disa nga ministrat nuk i kanë hapur telefonin duke mos treguar respekt as për pozicionin që ka pasur dhe as për moshën.

“Është e vështirë të bësh vlerësime për ministrat dhe kryeministrat sepse në periudha të ndryshme kanë qenë situata të ndryshme. Ka ministra që mua nuk ma kanë hapur telefonin dhe s’patën respekt jo vetëm që kam qenë ish-president, por edhe për moshën. Këto hallka kanë shtuar korrupsionin” - Moisiu.

Teksa po komentonte luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ata që ambasadori Lu i quan “peshq të mëdhenj” ish-presidenti i quajti “miza të mëdha”.

“Unë po përdor një shprehje të Balzakut. “Rrjeta mund të jetë, por jo për mizat e mëdha” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Berat, dy të plagosur (FOTO)

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në Berat. Një automjet me targa të Kosovës është përplasur me një automjet tjetër me targa shqiptare. Për pasojë kanë mbetur...

18:49

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI