Flash

Teatri / Si e rekrutoi Veliaj “princeshën” Elja

Lapsi.al 10 July 2018
Teatri / Si e rekrutoi Veliaj “princeshën” Elja

Firma e një aktoreje të rangut të dytë, qoftë kjo edhe princeshë do të kishte kaluar pa u vërejtur mes emrave të 64 artistëve që kërkuan shembjen e Teatrit Kombëtar. Para dredhjes spektakolare që bëri Robert Ndrenika, pas tërheqjes plot turp të Dërhemit, Bashës dhe Trebickës që nga protagonistë të protestës, u shndërruan në të ikurit e heshtur me bisht ndër shalë, emri i Elia Zaharias nuk do të qe vërejtur.

Por, papritmas, një shkrim i gazetares së kulturës në Panorama, Alma Mile (lexo poshte), i kujtoi publikut se gjyshi i bashkëshortit të saj, ish mbreti Zog qe i pari që kishte hedhur firmën për ngritjen e godinës që po kërkohet të shembet.

Gazeta Panorama tallet me princeshën Elja dhe firmën e saj për prishjen e teatrit

Dhe që prej këtij momenti “princeshës Elia” filluan t’i numërojnë lajthitjet që ka bërë në publik.

Në një sqarim në Facebook (ajo ka faqe të vërtetë, jo si Ndrenika, të cilit ia hapën shpejt e shpejt nga bashkia) Elia Zaharia pretendoi se e ka nënshkruar letrën e 64 artistëve pasi ishte arritur “si një rreze dielli në horizontin e trazuar të muajve të fundit”, marrëveshja mes Veliajt dhe artistëve.

Ajo gënjen se teksti ishte lexuar nga Artan Imami që dy ditë më parë. Ajo gënjen gjithashtu se kurrë nuk ka pasur një marrëveshje, vetëm një blerje nga ana e kryebashkiakut të disa prej ish krerëve të protestës.

Ajo bllofon gjithashtu kur thotë se për të firmosur, e bindi fakti se disa nga pjesët e godinës së vjetër, si fasada do të ruheshin.

Por sikur këto të mos mjaftonin këto, ajo e ka argumentuar firmën e saj pro shembjes me degradimin e ndërtesës. Ajo ka firmosur një tekst, ku janë shtuar të gatshme me copy paste të gjitha argumentat e rrogëtarëve të Veliajt, se ajo ndërtesë ka degraduar kaq shumë, sa nuk mbahet dot më në këmbë.

Dhe në fakt këtu qëndron e vërteta e paradoksit të “princeshës” që firmosi kundër firmës së gjyshit të bashkëshortit të saj, tek lidhja speciale me Erion Veliajn.

Ndoshta ato që thotë në një përgjigje publike Kastriot Çipi, se familja e saj ka marrë një leje ndërtimi prapa Hotel Dajtit nuk janë të vërteta, por edhe pa ato, lidhja mbetet e dyshimtë.

Veliaj hyri në histori si një kryebashkiak që i thotë vetes i majtë (partia e tij ka qenë kundër monarkisë në referendumin e ‘97 dhe nismëtare e kushtetutës republikane që kemi sot) që vuri shiritin ceremonial të kryetarit për të pagëzuar martesën mbretërore. Ai ka bërë dhe më. Kur kriza mes aktorëve plasi, ai i “gjeti punë” Robert Ndrenikës  duke e bërë pjesë të Këshillit Artistiko-Kulturor, ku merr 45 mijë lekë për çdo mbledhje gjë që mamaja e Elias, Yllka Mujo e bën prej 2014-ës.

Këto qoka të vogla me sa duket e dhanë efektin e tyre. Më shumë se për teatrin e ri me sa duket “princesha” është angazhuar për lali Erin. Deri në atë pikë sa të nënshkruajë edhe për të prishur monumente që filluan të ndërtohen me ullnetin e mbretit. Por edhe kjo nuk përbën një çudi, sepse siç këndonte dikur kryeministri i sotëm: “gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Bari, kapet shqiptari me 30 kg heroinë

Guardia di Finanza dhe dogana italiane kanë sekuestruar 30 kilogramë heroi në në portin e Barit. Në pranga ka rënë një i ri shqiptar e një vajzë greke që sap...

11:45

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI