Flash

Bushati konfirmon takimin Rama-Tsipras në Londër, s'e di kur do të nënshkruhet marrëveshja me Greqinë

Lapsi.al 10 July 2018
Bushati konfirmon takimin Rama-Tsipras në Londër, s'e di kur do

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati thotë se ende nuk ka një afat se kur do të nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gjatë njëinterviste për RTSH, Bushati konfirmoi edhe takimin mes Edi Ramës dhe Alexis Tsipras sot gjatë samitit në Londër. Më poshtë pjesë nga intervista.

Pyetje: Një tjetër risi në këtë Samit janë edhe takimet dypalëshe që kanë qenë të shpeshta orët e fundit, raportet diplomatike dhe takimet zyrtare. Çfarë zhvillimesh priten së afërmi zoti ministër, dhe kur pritet të konkretizohet marrëveshja me Greqinë?

Ministri Bushati: Ne jemi në kontakte mjaft intensive në të gjitha nivelet me Greqinë, qoftë në nivel politik, diplomatik dhe teknik. Besoj se takimi i sotëm mes kryeministrave Rama dhe Tsipras do të jetë një mundësi e artë jo vetëm për të shqyrtuar progresin e bërë nga ministrat e Jashtëm dhe ekipeve respektive teknike, por dhe për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces. Ne kemi bërë hapa të qëndrueshëm përpara përsa i përket bisedimeve për një marrëveshje të re për kufizimin e zonave detare, një marrëveshje e re që do të udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare publike, në fushën e detit, por mbi të gjitha një marrëveshje e re e cila do të ishte e drejtë dhe e zbatueshme për dy vendet tona. Nuk është një proces i lehtë, ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe vullnet politik të qartë, ne, në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete, qoftë për këtë marrëveshje, ashtu dhe për pjesën tjetër që përbëjnë elementët e paketës që ne po diskutojmë me Greqinë.

Pyetje: Z. Ministër, të themi, këto pikat gri, ose kjo rezistenca ka të bëjë me çështje teknike apo qëndrime politike, më së shumti?

Ministri Bushati: Më së shumti janë qëndrime politike që vijnë qoftë nga segmente të caktuara në Tiranë, ashtu dhe në Athinë, të cilat ose preferojnë status quo ose janë kundër një perspektive të përbashkët evropiane të Shqipërisë dhe Greqisë. Por ne besojmë se me vullnet dhe duke u mbështetur tek parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe fryma evropiane, do të kemi mundësi që të vijojmë të hedhim hapa solid përpara me Greqinë, qoftë përsa i përket paketës që ka lidhje me të drejtën, ashtu dhe përsa i përket elementëve të tjerë të paketës që janë të një rëndësie thelbësore për marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Pyetje: Parashikohet që kjo të konkretizohet në vjeshtën e këtij viti?

Ministri Bushati: Është folur shpesh për afate, u përcaktua pranvera, fillimi i verës, vera, vjeshta. Afatet janë shumë të rëndësishme sepse janë një mundësi për të mbajtur të motivuar ekipet respektive që punojnë dita ditës për të gjitha marrëveshjet që janë në tryezë, por është më e rëndësishme në këtë moment që flasim, cilësia e punës dhe cilësia e këtij procesi. Besojmë se ndajmë të njëjtin mendim dhe me palën greke, që nuk duhet humbur kohë në këtë proces, sepse problematika tashmë është mbi 70-vjeçare, e stërnjohur dhe të gjitha opsionet janë shqyrtuar në tryezë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI