Flash

Elvis Rroshi pranon dënimet, arrestimet dhe dëbimet në Itali, Zvicër dhe Gjermani

Lapsi.al 11 July 2018
Elvis Rroshi pranon dënimet, arrestimet dhe dëbimet në Itali,

Ish kryebashkikau i Kavajës, Elvis Rroshi, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama i dha fund përpjekjeve për t'u shfaqur në publik si qytetar me një të kaluar të pastër. Rroshi kërkoi gjykim të shkurtuar në procesin ku akuzohet për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, dokument në të cilin ka fshehur dënimet, arrestimet, dëbimet dhe masa të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Me kërkesën për gjykim të shkurtuar, Rroshi praktikisht pranon akuzat e prokurorisë pet "Falsifikim të vulave, stampave apo formularëve", duke i dhënë fund mohimit që i ka bërë të vërtetës për shumë kohë. Gjatë seancës në gjykatën e Tiranës, Rroshi mësohet se është justifikuar me faktin se duhej të kishte marrë avokat në momentin e plotësimit të formularit të dekriminalizimit.

Elvis Rroshi fitoi për dy mandate rresht Bashkinë e Kavajës, deri kur Prokuroria e Përgjithshme zbuloi problemet që kishte pasur ai me ligjin.

"Gjithashtu në vitin 2015, DEA/USA ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion" thuhej në njoftimin e prokurorisë kur u bënë publike akuzat ndaj Elvis Rroshit.

Për vite me radhë, Edi Rama e mohoi të kaluarën e bashkëpuntorit të tij në Kavajë duke ironizuar akuzat e opozitës. Një ndër veprat penale ku ishte përfshirë Elvis Rroshi në Itali, ishte edhe ajo e përdhunimit në grup.

Të këshilluara

FOTO/ Një gotë me Merkelin dhe... Xhafajn

Kryeministri Edi Rama nuk ka “harruar” të postojë në rrjetet sociale një foto me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor në Lond...

23:42

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI