Flash

Ligji peng i konfliktit politik/ Magjistratura rrezikon vitin e ri shkollor

Lapsi.al 11 July 2018
Ligji peng i konfliktit politik/ Magjistratura rrezikon vitin e ri shkollor

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi në Komisionin e Ligjeve, miratimin sa më shpejt që të jetë e mundur të dy ligjeve për Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e magjistratëve të rinj. Gjonaj tha se pa miratimin e këtyre ligjeve për të cilat kërkohen 84 vota në Parlament është e pamundur që Shkolla e Magjistraturës të hapë vitin e ri akademik.

"Për sa i përket ligjit të Shkollës së Magjistraturës, ju keni qenë prezentë këtu, ministri i Drejtësisë ka autorizuar zv/ministrin të jetë prezent gjatë diskutimeve për ligjin. Ka shumë rëndësi që të zgjidhen të dyja çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e propozuara. E para që t'i jepet mundësia Shkollës së Magjistraturës që të hapë vitin e ri shkollor, ku ne themi që po heqim nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe t'u jepet mundësia të hyjnë në këtë shkollë. Nëse ky ndryshim ligjor nuk miratohet, atëherë është e pamundur që Shkolla e Magjistraturës të hapë vitin e ri akademik dhe e dyta ka të bëjë me kategorinë e kandidatëve për magjistratë që kanë mbaruar studimet këtë vit. Në konsideratat e mia, jo vetëm që është e ligjshme, por duhet patjetër kur gjyqtarë dhe prokurorë po na dalin nga sistemi ose duke dhënë dorëheqjen apo nuk kalojnë procesin e vettingut. Nga propozimet nuk ka asnjë risi, thjesht kërkohet të shtyhet periudha tranzitore e ligjit për t'u zbatuar dhe pritjen e ngritjes së institucioneve të reja" u shpreh Gjonaj.

Por ligjet kërkojnë 84 vota në parlament. Pak ditë më parë, Taulant Balla tha se PS ishte në negociata me Lëvizjen Socialiste për votat e nevojshme, ndërsa Partia Demokratike bojkotoi seancën e fundit, për hir të ankesave që kishte në lidhje me votimin e projektligjit për teatrin.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI