Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

5 grabitje në 24 orët e fundit në Tiranë, 4 pa autor

Lapsi.al 29 June 2018
5 grabitje në 24 orët e fundit në Tiranë, 4 pa autor

Pesë grabitje të ndryshme kanë ndodhur në Tiranë brenda 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimeve të shpërndara nga policia, grabitjet kanë ndodhur kryesisht në banesa dhe janë vjedhur para, por edhe vegla pune.

Në katër raste, grabitjet janë ende pa autor dhe policia njofton po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Njoftimet e policisë për grabitjet në Tiranë brenda 24 orëve të fundit: 

Më datë 28.06.2018, gjatë natës, në bulevardin “Bajram Curri”, kanë vjedhur një market ku kanë marrë një sasi paketash cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Gjon Mili”, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.T., vjeç 56, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe dy celularë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Siri Kodra”, kanë vjedhur magazinën e shtetasit E.H., vjeç 47, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6 Më datë 28.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.Z., dhe P.M., vjeç 32 e 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, në një subjekt kanë vjedhur disa bombola gazi. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4 Më datë 28.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Imer Beqiri”, kanë vjedhur banesën e shtetasit D.D., vjeç 24, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI