Flash

Studimi: Më shumë se gjysma e shqiptarëve blejnë veshje të përdorura

Lapsi.al 22 June 2018
Studimi: Më shumë se gjysma e shqiptarëve blejnë veshje

Mbi 60% e shqiptarëve nuk blejnë dot rroba të reja. Kjo sipas një anketimi të kryer nga Komisioni Europian në vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria renditet e para në pamundësinë e veshjeve të reja. Për rrjedhojë, shqiptarët orientohen në tregun e rrobave të përdorura, të njohur ndryshe si “Gabi”.

Një prej tregjeve më të mëdha të rrobave të përdorura në Tiranë gëlon nga njerëz të të gjitha moshave. Shumë nuk duan që të identifikohen.

Sipas anketimit, Shqipëria ka çmime pak a shumë të njëjta me ato të vendeve evropiane, por rrogat janë më të ultat në rajon.

“Njerëzit vijnë te “Gabi” se janë fukarenj. Nuk kemi lekë”, thonë qytetarë të ndryshëm.

Megjithëse shqiptarët kanë filluar të dhurojnë rroba nëpër kioskat e verdha që shihen kudo nëpër qytet, prapëseprapë Shqipëria importoi nga jashtë vetëm vitin që kaloi rroba të përdorura me vlerë 24 milionë euro./ TCh

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI