Flash

Kamerat jashtë komisioneve parlamentare? Gramoz Ruçi bën gati regjinë qëndrore

Lapsi.al 22 June 2018
Kamerat jashtë komisioneve parlamentare? Gramoz Ruçi bën gati

Sinjali i komisioneve parlamentare do t'u shpërndahet mediave me regji qëndrore. Në Kryesinë e Kuvendit po montohen pajisjet për transmetimin e pamjeve me regji të kontrolluar nga kuvendi, e cila do t'u vihet nw dispozicion televizioneve, njësoj siç ndodh në seancat parlamentare.

Siç shihet në foto, kuvendi tashmë ka gati ekranet nga ku do të shpërndahet sinjali për komisionet parlamentare.

Mbetet e paqartë se si do të ndryshojë aksesi i gazetarëve dhe kameramanwve pas vendimit për të shpërndarë vetëm një sinjal në Komisionet Parlamentare. Pak ditë më parë, në komisione pati një përplasje të fortë mes deputetëve të opozitës dhe gardës, për shkak të pranisë së kryebashkiakut Veliaj në komision.

Gjatë viteve, kanë qenë të shumta incidentet dhe përplasjet mes deputetëve që janë fillmuar dhe raportuar në media. Mjafton të kujtohen sherret e Armando Prengës, deputetit të Partisë Socialiste që u filmua ndërsa hoqi rripin për të rrahur deputetët e opozitës nw korridoret e Kryesisw sw Kuvendit.

Vendimi për të transmetuar me regji qëndrore komisionet parlamentare, duket njw zgjatim i traditës së Partisë Socialiste, që nisi me shpërndarjen e kasetave për takimet e fushatës zgjedhore, vazhdoi me përjashtimin e gazetarëve nga mbledhjet e qeverisë dhe më tej me shpërndarjen e vetëm një sinjali të kontrolluar nga qeveria për të gjitha aktivitetet.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI