Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Shpërthen biznesi i OJF-ve, qeveria numëron 7580 organizata, u 5-fishuan në 7 vitet e fundit

Lapsi.al 22 June 2018
Shpërthen biznesi i OJF-ve, qeveria numëron 7580 organizata, u

Organizatat Jofitimprurëse në Shqipëri (OJF)  janë shtuar dukshëm vitet e fundit, duke u pesëfishuar në raport me 7 vite më parë, teksa Shqipëria vijon të vuajë nga angazhimi i shoqërisë civile për funksionimin e demokracisë në vend.

Qeveria Shqiptare ka formuluar një strategji për zhvillimin e shoqërisë civile deri më vitin 2022. Sipas dokumentit që është në fazën e konsultimit publik, nga viti 2001 deri më 2017-n, në Shqipëri janë regjistruar 7580 organizata joqeveritare nga autoritetet si shoqata, fondacione ose qendra. Sipas një censusi të INSTAT për ndërmarrjet që është zhvilluar më 2010 u numëruan pak më shumë se 1500 Organizata Joqeveritare.

Dokumenti i qeverisë për OJF-të synon të aplikojë një trajtim të njëjtë si në BE për shoqërinë civile të paktën në rrafshin rregullativ. Në këtë kuadër OJF -te do të kenë një trajtim fiskal preferencial. Tashmë ekzistojnë standarde të reja kombëtare për kontabilitetin për organizatat jofitimprurëse.

Megjithatë, kuadri rregullator për çështjet fiskale që lidhen me nevojat e OJF-ve duhet të përditësohet, pasi ato në Shqipëri hasin ende sfida në këtë aspekt.

Masat e parashikuara përfshijnë përmirësimin e procedurave aktuale për rimbursimin e TVSh-së në kuadrin e grantit të financuar të Instrumentit për Asistencën para Aderimit (IPA), trajnimin e autoriteteve tatimore, rregullimin e financimit publik për nismat e OSHC-ve, projektet dhe programet si në nivel qendror ashtu dhe lokal, aplikimin e stimujve fiskalë për individët dhe përmirësimin e stimujve për dhurimet e korporatave ndaj OJV-ve.

Finalizimi i akteve nënligjore të ligjit për shërbimet sociale përbën një hap vendimtar drejt forcimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së organizatave profesionale të shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve të kujdesit social në të gjithë vendin.

Ligji i ri për Taksën mbi Vlerën e Shtuar (publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 128, datë 13 gusht 2014) që hyri në fuqi më 1 janar 2015), mund të kishte sqaruar më mirë problematikën e TVSh-së, thuhet në dokumentin e strategjise.

“Megjithatë, klauzolat që lidhen me TVSh-në për OJF-të u zhvlerësuan pothuaj menjëherë nga Udhëzimi i Ministrit të Financave nr. 6, datë 30.01.2015, i cili në vend që të sqaronte procedurat e përjashtimit të OJF-të nga TVSh-ja (bazuar në nenin 3 të ligjit), e ktheu çështjen mbrapa në një vendim të miratuar nga Këshilli i Ministrave në 1996”, thuhet në dokumentin qeveritar.

Kjo kontradiktë do të zgjidhet me qëllim që të rikthehet qartësia e synuar fillimisht me Ligjin për TVSh-në të 13 gushtit 2014. Udhëzimi (nr. 22, datë 19.11.2014, neni 7) i Ministrit të Financave rregullon se si auditohet një OJF.

Sipas këtij akti, çdo zyrë tatimore duhet të ketë inspektorë të trajnuar dhe të specializuar që auditojnë raportet financiare të OJF-ve, duke u fokusuar në burimet financiare, aktivitetet ekonomike që ushtrojnë, burimet dhe përdorimin e fondeve, asetet, etj.

Rrjedhimisht, administrata tatimore do të hartojë një manual auditimi, vetëm për çështjet tatimore të OJF-ve. Përmes trajnimit, administrata tatimore do të zhvillojë kapacitetet e nevojshme për të kuptuar natyrën dhe implikimet fiskale të sektorit të shoqërisë civile. Dokumenti vë në dukje se incentiva të mjaftueshme nevojiten për dhurimet e bamirësisë. Krijimi i mundësisë për të gjithë individët që dhurimet që iu bëjnë OJF-ve të zbriten nga detyrimet tatimore personale të tyre, do të nxiste filantropinë individuale dhe do të kontribuonte në forcimin e qëndrueshmërisë financiare të përpjekjeve për zhvillimin e shoqërisë civile.

Bizneset shqiptare paguajnë tatim fitimi standard. Aktualisht, mund të kërkojnë kthimin e tatimit për dhurimet (klasifikuar si “sponsorizim” biznesi) për OJF-të deri në 4% të të ardhurave të tatueshme. Për sipërmarrësit që paguajnë “tatim biznesi të vogël”, tatimi për dhurimet do të zbritet deri në 1% të të ardhurave të tatueshme./ Monitor

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI