Flash

Pas parajmërimeve, 2100 subjekte turistike klasifikohen me risk

Lapsi.al 16 June 2018
Pas parajmërimeve, 2100 subjekte turistike klasifikohen me risk

Në kuadër të planit të masave të turizmit që po zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Qendra e Thirrjeve informoi rreth 2,100 subjekte, që janë klasifikuar me risk për këtë sektor.

Subjekteve, iu kujtuan rregullat dhe detyrimet bazë, të tilla si: shitja e çdo malli apo shërbimi me kupon apo faturë tatimore, deklarimi i punonjësve, deklarimi i pagesave dhe tatimeve në kohë për t’u mos u penalizuar, deklarimi i vlerës reale të xhiros, por edhe detyrimi për të kryer pagesën.

Të gjitha subjekteve u është dërguar një email i personalizuar për t’u njohur me këto të drejta dhe detyrime, por gjithashtu janë kontaktuar nga punonjësit e Qendrës së Thirrjeve edhe përmes telefonit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të njoftojë vazhdimisht tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike,  mbi zbatimin me korrektese të legjislacionit,  si dhe për vetëdeklarimin sipas afateve.

Ne heret tatimet u kishin kujtuar subjekteve turistike te rrisnin deklarimet qe tu shpetonin kontrolleve. / Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI