Flash

"Për gra të vrara", studentë dhe aktivistë në protestë para policisë së Tiranës

Lapsi.al 16 June 2018
"Për gra të vrara", studentë dhe aktivistë në

Në 6 muajt e parë të 2018, mediat kanë raportuar për 6 gra të vrara. Për të sensibilizuar opinionin publik ndaj fenomenit të "femicidit", studentë, aktivistë organizuan protestë nën mesazhet se "dhuna s'ka justifikim".

Një protestë për dhunën, për gratë dhe vajzat të vrara në vendin tonë.

U organizua nga 3 studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, me një pjesëmarrje të pakët të numër por me mesazhe të forta për institucione, që sipas protestuesve, nuk ekzistojnë.

Protestë për Xhuljeta Çuni, Anxhela Meçani, Adriana Shaholli e dhjetra gra të tjera që janë kanë humbur jetën.

Histroritë e dhunës fatkeqësisht janë të shumta. Aleksanda Lewis, australiania që jeton dhe punë prej vitesh në Shqipëri rrehu historinë e keqtrajtimit të saj, për ti dhënë forcë të tjerave të mos pranojnë dhunën, ta denoncojnë ata dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Ndryshimet ligjore, hapat pozitivë të ndërmarrë në këtë drejtim nuk kanë ndryshuar situatën në momentin që ato mbeten në letër.

Të paktë në numër, por në protestë ishin dhe meshkuj. Në fakt, sensibilizimi duhet të nis nga ata.

Në 6 muajt e fundit, media ka raportuar për 6 gra që kanë humbur jetën.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI