Flash

Paralajmërimi i DASH: Mund të ketë sulme terroriste në Botërorin Rusi 2018

Lapsi.al 16 June 2018
Paralajmërimi i DASH: Mund të ketë sulme terroriste në

Departamenti i Shtetit ka nxjerrë paralajmërim për shtetasit amerikanë që të shmangin planet për turizëm në Rusi, pasi mund të bëhen objekt “terrorizmi ose ngacmimesh”. Udhëzimi doli sot, ndërkohë që në Rusi po zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit me ndeshje në 11 qytete të ndryshme të vendit.

Paralajmërimi i Departamentit të Shtetit thotë se aktivitete të mëdha ndërkombëtare si Botërori “përbëjnë një objektiv me interes për terroristët” dhe se “sulmet mund të ndodhin papritur në objekte me interes për turistët, në mjete të transportit urban ose në vende publike”.

Po sipas udhëzimit “shtetasit amerikanë bëhen shpesh viktima frikësimesh, keqtrajtimesh dhe ngacmimesh të tjera nga forcat e rendit dhe zyrtarë të tjerë” dhe se shpesh herë “personeli konsullor pengohet në përpjekjet për t’u ofruar ndihmë shtetasve”.

Po ashtu Departamenti i Shtetit thotë se Rusia ka reduktuar numrin e diplomatëve amerikanë në atë vend, duke kufizuar “aftësinë e misioneve diplomatike për t’u ofruar shërbime shtetasve amerikanë”./VOA

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI