Flash

Vdes tragjikisht gruaja, zbardhen detaje nga aksidenti i rëndë në Peshkopi (VIDEO)

Lapsi.al 15 June 2018
Vdes tragjikisht gruaja, zbardhen detaje nga aksidenti i rëndë në

Policia ka dhënë më shumë informacion për aksidentin e rëndë që ndodhi sot pasdite në Peshkopi, ku gjeti vdekjen një grua. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur " Ura e Pesjakës", Maqellarë. Sipas policisë ka dalë nga rruga mjeti me targë AA 138 RP , me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi mjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Ndërsa nëna e tij shtetësja A.K, rreth 79 vjeçe, fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të fundit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes të posaçëm në kushte të vështira të motit dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke shmangur pasojat.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI