Flash

Një shtëpi e pabanuar mban peng rrugën e plazhit të Vjetër në Vlorë

Lapsi.al 15 June 2018
Një shtëpi e pabanuar mban peng rrugën e plazhit të

Rruga e plazhit të Vjetër në Vlorë duhet të ishte gati për pushuesit, por investimi i cilësuar si shumë i rëndësishëm ende nuk ka përfunduar.

Kjo është gjendja në një pjesë të segmentit, ku ujërat e zeza kanë dalë sipër dhe vetëm disa tabela tregojnë rrezikun me të cilin përballen ata që udhëtojnë në këtë rrugë natën.

Një godinë e pabanuar mësohet se pengon vazhdimësinë e projektit. Bashkia e Vlorës nuk ka arritur të gjejë zgjidhjen për shpronësim.

Banor: "Kjo rrugë duhet të bëhet, këta po e vonojnë kot."

Gropa e hapur dhe e lënë ashtu kthehet në rrezik serioz në mbrëmje, pasi në zonë mungon ndriçimi.

Banorët kërkojnë ndërhyrje pasi thonë se ndjehen në rrezikuar.

Banor: "Shteti të mbyllë gropat se do të marrë në qafë djemtë e nënave. Mbylleni këtë varr."

Rruga ishte parashikuar të ishte gati para çeljes së sezonit turistik, por siç duket ajo do të mbetet edhe për disa kohë një prej akseve problematike në qytetin bregdetar të Vlorës./ora news

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI