Flash

Teatri Kombëtar/ Trebicka kundër përçarjes së artistëve: U zbuluan këllirat...

Lapsi.al 15 June 2018
Teatri Kombëtar/ Trebicka kundër përçarjes së

Vijon protesta e artistëve për moslejimin e prishjes së Tetarit Kombëtar. Ata premtuan se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që kultura shqiptare, të kthehet në një kullë të radhës nga kryebashkiaku dhe kryeministri.

Ishte i ashpër aktori Alfred Trebicka që i mëshoi përçarjes së artistëve.

“Është abuzuar se komuniteti i aktorëve është i përçarë. Këtu ka diversitet mendimesh dhe jo përçarje. Por në këto mendime bëhet diferenca kush është këllirë dhe kush është dinjitoz, por dhe këllira ka nivel të lartë inteligjence. Duhet të jesh shumë inteligjent ta kuptosh” – tha Trebicka që ka shigjetuar edhe aktorin Laert Vasili i cili mbron prishjen e godinës së teatrit.

“Falë atij takimi dje, (me Veliajn) ne jemi sot këtu. Të gjitha u thanë dhe gjithsecili tha mendimin e tij. Ne jemi një brez, një plejadë, si Berti, Romiri, Beni, Alerti... Laerti, (ka ndërhyrje nga publiku) më falni që fola greqisht, më falni.

Bisedonim me njëri tjetrin para disa ditëve që këta e kanë ndarë mendjen për të bëra atë që duan, por ne me njëri-tjetrin menduam se dhe nëse këta e bëjnë, ne do flemë të qetë që këta janë këllira. Le të shkojnë të hanë makarona poshtë urave prapë në Francë”, - përfundoi Trebicka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI