Flash

Heroinë nga Holanda në Francë, prangosen 6 shqiptarë

Lapsi.al 15 June 2018
Heroinë nga Holanda në Francë, prangosen 6 shqiptarë

Policia franceze ka shkatërruar një organizatë shqiptare të trafikut të drogës nga Holanda në Francë.

6 shqiptarë u vunë në pranga. 5 prej tyre po udhëtonin me një makinë nga Holanda dhe kishin mbërritur në Saint-Etienne. Shqiptarët janë kapur në makinën me të cilën po udhëtonin.

Hetuesit e Grenobles prej disa muajsh kishin rënë në gjurmët e rrjetit të shqiptarëve që furnizonin rajonin e Rhone-Alpes me heroinë. Ata kishin planifikuar që të bënin një dërgesë në Saint-Etienne.

Shqiptari i gjashtë jetonte në Saint-Etienne dhe do të merrte në dorëzim ‘mallin’.

Gjashtë të dyshuarit janë paraqitur para gjykatës në Grenoble.

Katër prej tyre u lanë në arrest, dy u liruan.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI