Flash

Taksë 15% shtëpive që jepen me qira në zonat turistike

Lapsi.al 13 June 2018
Taksë 15% shtëpive që jepen me qira në zonat turistike

Personat që japin apartamente ose banesa me qira në zonat turistike, duhet t'i deklarojnë tek tatimet dhe të paguajnë taksën 15%.

Drejtoria e Përgjihshme e Tatimeve u bëri thirrje personave që lëshojnë hyrje me qira që të zbatojnë vullnetarisht ligjin, përndryshe do të gjobiten.

Analiza e riskut në administratën tatimore e ka nxjerrë turizmin si një nga sektorët me informalitetin më të lartë në vend.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave, qytetarët që japin banesa me qira janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimin në masën 15% të të ardhurave. Kjo pagesë duhet të kryhet tek tatimet jo më vonë se data 20 e muajit që pason kohën kur është arkëtuar qiraja, shkruan Top Channel.

Sipas ligjit në fuqi, personat që fitojnë të ardhura nga qiratë duhet të paraqiten vetë pranë drejtorive rajonale të tatimeve për t’u regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore.

Sipas Tatimeve, ata persona të cilët nuk do të bëjnë deklarimin do të përballen me masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, fillimisht me gjobë dhe në rast të përsëritur do të kallëzohen penalisht për evazion fiskal.

Të këshilluara

Durrës, mbytet në det 20-vjeçari

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Currila të Durrësit ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë. “Më...

14:59

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI