Flash

Ruçi: Mos kini frikë nga koperativat. Gjithçka është ekonomi or mik!

Lapsi.al 13 June 2018
Ruçi: Mos kini frikë nga koperativat. Gjithçka

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i pranishëm në Panairin e Karrierës të organizuar nga Universiteti Bujqësor, tha se Kuvendi ka inkurajuar qeverinë që procesi i konsolidimit të pronës bujqësore të përfundojë jo më vonë se 2021.

Aktualisht fermerët shqiptarë kanë më shumë se 1 milion prona të ndara dhe këto në 2-3 parcelëza. Kjo strukturë prone vështirëson intensifikimin e prodhimit dhe i mban fermerët shqiptarë jo konkurentë dhe nuk favorizon kështu produktivitetin. Kuvendi i Shqipërisë ka inkurajuar qeverinë që procesi i konsolidimit të pronës bujqësore të përfundojë jo më vonë se 2021.

Kjo masë do të ulë pasigurinë për pronën bujqësore. Operimi në bujqësi është ende në nivel embrionik. Alergjia politike ndaj ish-kooperativave nuk është një argument që të pengojë logjikën racionale ekonomike të kooperimit dhe krijimit të shkallës në bujqësi pasi po ju risjell shprehjen që e përdorin ekonomistët me shumicë: Gjithçka është ekonomi or mik!…”, tha Ruçi.

Të këshilluara

Durrës, mbytet në det 20-vjeçari

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Currila të Durrësit ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë. “Më...

14:59

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI