Flash

E vranë se ishte prostitutë?! Flet ish-burri i Anxhela Meçanit

Lapsi.al 12 June 2018
E vranë se ishte prostitutë?! Flet ish-burri i Anxhela Meçanit

Për Anxhela Meçanin, 20 vjeçaren shqiptare që u rrah për vdekje tre ditë më parë mediat italiane shkruanin se ishte prostitutë, por ndryshe është shprehur ish-bashkëshorti i saj italian. Ajo ishte martuar shkurtin e shkuar me Massimilianon, një zotëri shumë më i madh në moshë se 20-vjeçarja.

Çifti kishin nisur procedurat e divorcit dhe në maj, Anxhela kishte ikur nga shtëpia. “Nuk dija asgjë. Unë dhe Anxhela ishim ndarë prej disa muajsh. Ajo iku nga shtëpia, kishte marrë këtë vendim dhe unë e kisha respektuar”, ka thënë ai.

Massimiliano kishte telefonuar partnerin e ri të 20-vjeçares, por nuk e dinte çfarë kishte ndodhur. ‘Më tha vetëm që nuk mund të fliste, që ishte në polici dhe se e kishin vrarë. Fillimisht mendova një aksident. Ishte prostitutë? Jo për sa kisha unë dijeni. Kur rrinte me mua në Ravena, nuk kam kuptuar kurrë asgjë. Pas kësaj nuk di se çfarë mund të ketë bërë. Ishte një vajzë gjithnjë e qeshur. Nuk meritonte këtë fund, ishte kaq e re. Mund të zihesh, por nuk mund të arrish të vrasësh dikë në atë mënyrë. Vetëm mendimi për t’i bërë keq dikujt është prej injoranti dhe barbari. Për fat të keq kjo shoqëri po shkon drejt kësaj rruge’, është shprehur ish-bashkëshorti i Anxhelës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI