Flash

Ç'po ndodh me marrëveshjen e detit, Berisha: Kërcënohen negociatorët, grekët po imponohen

Lapsi.al 7 June 2018
Ç'po ndodh me marrëveshjen e detit, Berisha:

"Akt i tradhtisë kombëtare" e ka quajtur Sali Berisha atë që po ndodh me negociatat për marrëveshjen me detin me Greqinë, duke zbuluar edhe presionin që kanë disa prej negociatorëve për të pranuar imponimin e grekëve. Berisha deklaroi para gazetarëve se disa anëtarë të delegacionit kanë shkruar letra për Ramën dhe Bushatin duke i informuar për atë që po ndodh, por në këmbim kanë marrë kërcënime për largime nga puna.

Sipas Berishë, delegacioni i palës shqiptare po udhëhiqet nga Armand Skapi dhe Artur Meçollari, që kanë marrë përsipër të pranojnë të firmosin procesverbale të falsifikuara për bisedat që janë bërë në negociata. Berisha tha se grekët i janë imponuar palës shqiptare duke hequr nga marrëveshja fjalën "ekite", një nga parimet që theksohet fort në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për detin.

Pikë tjetër e imponimit të Greqisë është edhe çështja e ishullit grek Otonoi, që sipas Berishës "merr fuqi të plotë si për ujërat territoriale, ashtu edhe për zonën ekonomike. Ai ishull që bëhej gjithë zhurma, pala greke bën të ditur se ishulli ka të gjithë fuqinë, njësoj si Korfuzi le të themi"

Berisha tha se deklarata e ministrit grek Kamenos, një ministër i emëruar nga ekstremi grek, duhet lexuar me kujdes dhe është pasojë direkte e nënshtrimit të palës shqiptare në negociatat që po bëhen me Greqinë. Video më poshtë:

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI