Flash

Pas Klosit edhe Taulanti e lë në baltë Veliajn

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, e parashikuar të zhvillohet më 14 nëntor

13:05

'Ju jeni vrasës', plas sherri mes deputetëve në Komisionin e Medias, socialistët kujtojnë 21 janarin

Lapsi.al 4 June 2018
'Ju jeni vrasës', plas sherri mes deputetëve në

Komisioni i Medias ditën e sotme është përfshirë nga debate të shumta pas ardhjes së kryeredaktorit të gazetës së PD, i cili foli për atë që ndodhi në protestën e fundit të opozitës. Në këtë protestë Kasmi u plagos nga një oficer policie me shkop gome.

Teksa Bledi Kasmi po raportonte në komisionin e medias për ndodhitë e një jave më parë, deputetja e PS-së Adelina Rista nxori disa foto të vrasjeve të ndodhura në 21 janar të vitit 2011, ku mbetën të vdekur 4 persona. Socialistja ja drejtoi fotot gazetarit dhe deputetëve të PD duke thënë se në protestat e bëra nga opozita ka qenë e paimagjinueshme që të ndodhë ajo se çfarë ngjau në 21 janar.

Por debati dhe përplasjet kanë shkuar tjetërkund, në momentin kur deputeti i PS-së Fidel Ylli po ashtu tregoi një foto të një shkrimi të RD-së të vitit 2011, ku protesta u përgjak dhe u cilësua nga qeveria si një puç shtetëror. Në atë kohë, gazeta e drejtuar nga po Bledi Kasmi, shkruante me tituj të mëdhenj “Puçi dështoi”.

Debati në komision:

Fidel Ylli: Berisha shpalli pucistë katër gazetarë dhe i thirri në komision dhe hyri në lokal dhe i nxori me dhunë.

Albana Vokshi: Ore po turp i madh, ai është me kokën e çarë ju vazhdoni akoma fajin e ka Saliu? Ca po thua, i ra gurit me kokë?

Fidel Ylli: Kjo është dhuna që i bëni ju si opozita maxhorancës në komision, unë ju dëgjova me vëmendje, i uroj shërbim të shpejtë gazetarit, kam pasur lokal që quhej bar West që rrinin gazetarët dhe i respektoj maksimalisht ata. Nuk kujtoj Saliun e parë apo të dytë, por kur qeveria e tyre i thërriti gazetarët puçistë, gazetari në fjalë urdhëroni te RD çfarë shkruan. Ky gazetar, shikojeni, dështojnë puçistët. Nuk ma mbyllni dot gojën mua, gazetari juaj nuk është gazetar.

Luçiano Boçi: A është për ty ajo?

Ylli: Mbylle gojën e rri urtë se me mua e ke të humbur.

Ylli: Ju jeni vrasës!

Boçi: Mbaj gojën

Vokshi: Shumë mirë bëre, bravo, trego protestën e fundit dhe dhunën.

Ylli: Urdhëroni shkrimin këtu, ja ku i keni shkrimet.

Vokshi: Bini me këmbët tuaja, kush ta ka dhënë këtë është për Edi Ramën? Hiqni dorë nga plani për të shkatërruar këtë dëgjesë!

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Pas Klosit edhe Taulanti e lë në baltë Veliajn

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, e parashikuar të zhvillohet më 14 nëntor

13:05
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI