Flash

Bledi Kasmi para deputetëve: Ardi Veliu më tha se shkopi i gomës nuk të çan

Lapsi.al 4 June 2018
Bledi Kasmi para deputetëve: Ardi Veliu më tha se shkopi i gomës

Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi ka raportuar para komisionit të Medias përplasjen me policinë në protestën e opozitës, ku ai mbeti edhe i plagosur. Ai shpjegoi edhe acarimin me drejtorin e Policisë, Ardi Veliu gjatë vizitës në spital.

“E mora mesazhin e vizitës së drejtorit të Policisë, si një ndërhyrje për të arritur një lloj paqtimi për atë që kishte ndodhur. Më tha se kishte ardhur për të parë situatën shëndetësore. I shpjegova se u godita nga një shkop gome që ishte shumë i fortë. Ndërhyri dhe më tha që shkopi i gomës nuk shkakton çarje në kokë. Aty e kuptova që vizita e zotërisë nuk ishte për qëllim që të dënonte dhunën, që të distancohej, por për të manipuluar të vërtetën. Në këtë moment pati një acarim mes familjarëve të mi dhe drejtorit të policisë”, tha Kasmi.

Sipas tij “ishte ndërhyrja e mjekut specialist, i cili i shpjegoi drejtorit të policisë situatën. Sipas mjekut plaga ishte shkaktuar nga një mjet rrumbullakët i fortë. Nuk kishim të bënim me një plagë të bërë nga një mjet me cepa. Ishte i rëndësishëm ky shpjegim i doktorit pasi deri në ato momente pretendohej se isha goditur me gur”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI