Flash

Flet avokati i ri i Moisi Habilajt: Prokurorët shqiptarë e kanë marrë në pyetje dy ditë më parë

Lapsi.al 1 June 2018
Flet avokati i ri i Moisi Habilajt: Prokurorët shqiptarë e kanë

Avokati i ri i Mosi Habilajt, Maria Caterina Caltabiana, ka zbardhur disa nga detajet e seancës së parë gjyqësore të gjyqit të Habilajve zhvilluar një ditë më parë në Katania. Ora News është interesuar mbi vërtetësinë e marrjes në pyetje të Moisi Habilajve nga prokurorët shqiptarë, motivet e kësaj kërkese nga prokurorët shqiptarë, linjën mbrojtëse të avokatëve e ecurinë e praktikës së punës të këtij procesi në të ardhmen.

Maria Caterina Caltabiano: Siç e dini, procesi për të cilin është arrestuar Habilaj Mosi ka nisur dje më datë 31 05.2018.

Në këtë seancë u trajtuan çështjet paraprake dhe u parapri zgjedhja e ritit të gjykimit. Seanca gjyqësore u shty për në datën 26 shtator 2018 kur Prokurori Publik italian do të bëj kërkesat e tij të dënimit.

Në seancat e mëvonshme do të zhvillohen diskutimet e palës mbrojtëse të të gjithë të dënuarve. Është e vërtetë që z. Habilaj është marrë në pyetje nga prokurorët shqiptarë më datë 30 maj për hetime që varen (kanë të bëjnë) në Shqipëri, por e vërtetë është që kjo marrje në pyetje për vullnetin tim si avokat u bë pjesë e procesit gjyqësor italian.

Nuk mund të zbuloj përmbajtjen e marrjes në pyetje pasi është një akt hetimor i mbuluar ende nga sekreti i hetimit. Sa i takon linjës mbrojtëse ndaj klientit tim, nuk mund t'ju them asgjë paraprakisht pasi gjithçka do varet nga rindërtimi i fakteve nga Prokurori Publik.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI