Flash

Shoqatat e biznesit kundër ligjit të strehimit social: Kostot do të transferohen te qytetarët

Lapsi.al 1 June 2018
Shoqatat e biznesit kundër ligjit të strehimit social: Kostot do

Shoqatat e biznesit u bashkuan kundër ligjit për strehimin social, i cili detyron ndërtuesit që të japin tre përqind të sipërfaqes së objekteve të reja që do të ndërtohen për qëllime strehimi.

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë, Biznes Albania, shoqata e Ndërtuesve dhe Dhoma e Tregtisë Tiranë thanë kosto do të transferohet te qytetarët, ndërkohë që detyrimi edhe pse ka efekt financiar është jashtë ligjit për taksat vendore, çka e bën atë anti-kushtetues sipas tyre.

“Ne mendojmë që jo vetëm është taksë e padrejtë dhe antikushteutese, po penalizon rëndë dhe jam i bindur që do kalojë në stanjacion të përhershëm industrinë e ndërtimit në Shqipëri”, - tha Nikolin Jaka.

Luan Bregasi i Biznes Albania nuk mund të jetë vetëm sektori i ndërtimit që të përballojë politikat e strehimit. Sipas tij qeveria mund të përdorë paratë e koncesioneve.

“Koncesioni i pullave fiskale është e ardhur gati 20 milionë euro në vit, koncesioni i skanimit, i ngjyrimit të karburantit dhe shumë të tjera, të cilat shteti i ka dhënë kompanive private, pra është pjesë e tyre. Shumë mirë me ligj mund të thotë që 10%, se 3% është pak, dhe 10% tu vësh të të ardhurës që kalojnë nga taksat tona për fond për njerëzit në nevojë, Absolutisht jemi dakord. Ata mund të paguajnë pasi janë koncesione që janë dhuruar”, - tha Luan Bregasi.

Ndërtuesit përsëritën se qeveria nuk është konsultuar me ta për ligjin e strehimit social, ndërkohë që ky i fundit ka hyrë në fuqi vetëm dy ditë më parë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI