Flash

Survejimi i Lulzim Bashës, reagon edhe Berisha

Lapsi.al 1 June 2018
Survejimi i Lulzim Bashës, reagon edhe Berisha

Sali Berisha deklaroi se Edi Rama po përdor taskforcën operacionale për survejimin e Lulzim Bashës.

Ish-kryeministri shkruan se Rama ka urdhëruar Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn dhe Ardi Veliun që të survejojn Bashën. Për Berishën, ky është një akt policesk kriminal i shëmtuar.

Berisha, si zakonisht, mbylli postimin në Facebook me thirrjen për shqiptarët që të ngrihen për të larguar qeverinë e Edi Ramës.

Postimi: 

Edi Rama perdor narko-taskforcen operacionale per survejimin e kundershtarit te tij politik!

Te dashur miq, me urdher te Norieges, Fatmir Droga dhe Ardi Xhafa apo Geron Veliu, siç e therrasin rendom ne Vlore dhe ne mbare policine e shtetit drejtorin aktual te narkopolicise, kane vendosur ne ne survejim kryetarin e opozites nje akt policesk kriminal te shemtuar.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt gangsteresh te Edvinit dhe klikes se tij ne krye te narkoshtetit, ju bej thirrje qytetareve, qe me revolten tone te hedhm ne koshin e plehrave ata dhe narkoshtetin e tyre te kalbur! sb

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI