Flash

Greqia paguan haraçin e shqiptarëve që kalojnë kufirin për bimë medicinale

Lapsi.al 1 June 2018
Greqia paguan haraçin e shqiptarëve që kalojnë kufirin

Zonat kufitare të Greqisë me vendin tonë janë të shqetësuara për njerëzit që vijnë nga Shqipëria dhe mbledhin bimë medicinale në territorin e tyre. Në një shkrim të publikuar së fundi nga agjencia AFP, merret si shembull zona në Malin e Gramozit, ku grupe të organizuara nga Shqipëria kalojnë kufirin ilegalisht për të mbledhur bimë të ndryshme medicinale, si çaji, murrizi, rigoni etj lloje bimësh aromatike me veti kuruese, të cilat shiten së fundi edhe në internet me çmime disa dhjetra euro për kilogram.

“Kalimi i kufirit bëhet lehtësisht. Ne kemi dhënë disa udhëzime për strukturat tona dhe po përpiqemi ta trajtojmë këtë çështje”, thotë për AFP Nikos Papaefthymiu, shefi i departamentit lokal të pyjeve.

Vetëm gjatë muajit të kaluar autoritetet policore kanë arrestuar 18 shqiptarë, me më shumë se 600 kg bimë medicinale të mbledhura në kullotat alpine greke. Shqiptarët qëndrojnë nëpër male në kasolle për disa ditë rresht. Por dënimet për këto ndalime janë të lehta dhe zakonisht fajtorët dëbohen në Shqipëri brenda disa ditësh sqaron një oficer lokal i mbrojtjes së pyjeve.

‘Korja e sasive të tilla të mëdha në këtë mënyrë shkakton dëm në ekosistem. Në shumë raste bimët janë çrrënjosur pjesërisht. Ky është krim mjedisor”, shpehet Rigas Tsiakiris, një ekspert i pylltarisë dhe këshilltar i Ministrisë së Bujqësisë në Greqi.

Ndërkohë 31-vjeçari Spiros Babakos, një fermer që disponon parcela të shumta të mbjella me çaj, tregon për AFP se një ditë kishte konstatuar në fushën e tij që i ishin vjedhur mbi 300 kilogramë çaj.

‘Ata i çrrënjosin bimët. Më shkatërruan mbi 2 mijë metra katror të mbjella’, shprehet ai për AFP. Sektori i bimëve medicinale në Shqipëri zë një vend të rëndësishëm në eksportet tona. Kryesisht ky aktivitet është i përqëndruar në zonat jugore dhe juglindore të vendit./ Përgatiti LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI