Flash

Mungojnë ilaçet e kimios, një shishe 1500 euro por pacientët duhet ta blejnë vetë

Lapsi.al 31 May 2018
Mungojnë ilaçet e kimios, një shishe 1500 euro por

Në shërbimin e hematologjisë ku janë të shtruar pacientët me sëmundje të gjakut mungojnë medikamente të rëndësishme që shërbejnë për kimioterapi.

Bëhet fjalë për Mabthera, një flakon i së cilës kushton 1550 euro. Po kështu mungojnë Citozar, Herceptinë, e Citostatike të tjerë të kushtueshëm.

Mabthera është në farmacinë e spitalit, por ajo jepet në mënyrë selektive dhe nuk u sigurohet sasia e nevojshme. Një pacient duhet të marrë 600 miligram të këtij medikamenti brenda 3 javëve. Gjithsej, 9 flakonë. Por kjo nuk ndodh. Burime të Top Channel thonë se farmacia e QSUT nuk furnizon Shërbimin e Hematologjisë sipas nevojave të pacientëve. Mjekët jashtë kamerave thonë se Mabthera nuk i jepet pacientit atëherë kur duhet dhe në sasinë e duhur nuk bën asnjë efekt përkundrazi dëmton duke krijuar rezistencë ndaj medikamentit.

Ndërsa Citozar është ndër medikamentet bazike që duhet të ekzistojë në spital për pacientët me leucemi akute dhe nuk ka asnjë medikament tjetër që e zëvendëson atë. Por pacientët presin në katin e tretë të spitalit gjashtë katësh dhe nuk kanë ku ta gjejnë pasi dhe në tregun e hapur farmaceutik nuk gjendet. Të afërm të pacientëve të cilët nuk pranojnë të flasin para kamerave thonë se e kanë bërë jashtë Shqipërisë.

Për të mbyllur ciklin e mjekimit pacientët duhet të monitorohen në bazë të analizave por burime të Top Channel thonë se as analizat nuk mund të bëhen pasi mungojnë reagentët. Ndërkohë mjeket hedhin dyshime edhe për cilësinë e antibiotikëve me të cilat është furnizuar ky shërbim.

Top Channel

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI