Flash

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

Efekti i rrjeteve sociale? Rriten me 41% vetëvrasjet te moshat e reja, qytetet më të prekura

Lapsi.al 29 May 2018
Efekti i rrjeteve sociale? Rriten me 41% vetëvrasjet te moshat e reja,

Në vitin 2017 në Shqipëri u kryen 199 vetëvrasje, sipas të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, me një rënie prej 11.5% (26 persona më pak) në krahasim me vitin e mëparshëm. Ndonëse ky është niveli më i ulët që nga viti 2012, kur raportohen të dhënat, sërish vetëvrasjet mbeten mbi tre herë më të lrta sesa vrasjet (që në vitin 2017 ishin 63). Por cilat janë grupmoshat që vrasin më shumë veten dhe qytetet ku shënohet numri më i lartë i vetëvrasjeve në raport me popullsinë?

“Monitor” ka përpunuar të dhënat e INSTAT, nga të cilat rezulton se në vitin 2017 ka pasur rënie të vetëvrasjeve tek moshat e mitura (10-19 vjeç), por është shënuar një rritje e ndjeshme për të rinjtë e moshës 20-29 vjeç. Në këtë grupmoshë u kryen gjithsej 34 vetëvrasje, me një rritje prej 41% (ose 10 të rinj më shumë që kanë preferuar të ikin para kohe nga kjo botë) në krahasim me vitin e mëparshëm.

Psikologët pohojnë se studimet e fundit nxjerrin moshën 14-25 vjeç si më të prekur nga ky fenomen. Të tjera studime e kanë çuar deri në moshën 29-vjeçare. Është edhe mosha e rritur e vonë e prekur, por arsyet se pse e marrin këtë akt i diferencojnë.

“Adoleshentët, duke jetuar në periudhën e zhvillimit shpërthyes të individit dhe formimit të personalitetit, janë lehtësisht të ndikueshëm nga faktorët socio-ekonomikë. Konkretisht, edhe në Shqipëri, ideja e adoleshentëve për të konkurruar për status: veshje, teknologji, para, makina luksoze, udhëtime etj., i vë ata nën një trysni që shpesh i çon në vetëvrasje. Edhe rrjetet sociale janë një faktor negativ në këtë mes, pasi u ofron mundësi ekspozimi të gjerë, nga ku një pjesë nuk mundet të arrijë të ketë të njëjtat. Ne si ekspertë e quajmë si dukuri “të pasurit të gjithçkaje”. Por jo të gjithë arrijnë t’i kenë dhe frustrohen. Presioni social shpesh bëhet i fortë dhe mund të ndikojë në marrjen e vendimit të vetëvrasjes”, ka pohuar më herët për Monitor, Prof. Asoc. Dr. Arjana Muçaj, anëtare e Këshillit të Psikologëve.

Në të kundërt, një tendencë dominuese në vitin 2017 ka qenë dëshira më e ulët për t’i dhënë fund jetës tek moshat pak më të pjekura, nga 30-44 vjeç, ku vetëvrasjet kanë rënë me 50% (28 më pak), duke ndikuar në uljen e tendencës së përgjithshme.

Një rritje e fortë e veëtvrasjeve, pothuajse dyfishim ka ndodhur te grupmosha 50-54 vjeç, në 31 raste, ku varfëria mbetet arsyeja kryesore e kësaj zgjedhjeje.

Në total, grupmosha 49-60 vjeç dominon, me 52% të totalit të vetëvrasjeve.

Meshkujt më të dobët, Lezha, qarku me më shumë vetëvrasje

Meshkujt janë ata që dorëzohen më shpejt përpara vështirësive të jetës, me 68% të vetëvrasjeve në total. Rekordi është në Elbasan ku 12 meshkuj vranë vetën në 2017-n dhe vetëm një femër.

Rrethi që ka më shumë vetëvrasje në vlerë absolute është Tirana, me 37 persona që e kanë ndërprerë jetën përpara kohe (65% ishin meshkuj). Por, nëse i llogarisim sipas numrit të banorëve, kryeqyteti shqiptar rezulton i fundit, me 4.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Qarku më problematik është Lezha, me 13.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Korça (11.2), Berati (9.9), Durrësi (9.1).

Qarku ku kryhen më pak vetëvrasje në fakt është ai më i varfëri, Kukësi, me 2.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Në total, në Shqipëri në vitin 2017 u regjistruan 6.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë. Ky është një ndër nivelet më të ulëta në rajon, pas Greqisë me 5.4, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që i referohen vitit 2015. Në rajon kryeson Serbia me 19.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Mali i Zi (12.4), Maqedonia (9.9), Bosnja (7.1). Italia e ka këtë tregues 8.7, ndërsa mesatarja globale është 10.7. /Monitor

vetevrasje

tab-vetvrasjet-ne-vite

vetvrasjet-sipas-gjinise

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI