Flash

Bledi Kasmi në spital, Ardi Veliu i thotë "Nuk të çan shkopi i gomës" (VIDEO)

Lapsi.al 26 May 2018
Bledi Kasmi në spital, Ardi Veliu i thotë "Nuk të çan

Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike tregoi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kishte tentuar ta manipulonte dhunën policore ndaj tij në protestën e opozitës. Kur e kishte vizituar në spital, Veliu nuk e kishte pranuar që Kasmi ishte çarë në kokë nga goditja e shkopit të gomës së policit, por mjeku e kishte kundërshtur.

"Erdhi Drejtori i Policisë, e tentoi të manipulojë, në sy të mjekëve tha se shkopi i gomës nuk të çamës. Përgjigjen ia dha mjeku se kjo është goditje nga një mjet i fortë i rrumbullakët se lloji i çarjes ka qenë i tillë që nuk ka qenë prefës, që e kishte kuptuar nga çarja, por ai nuk foli pastaj. Një nga shokët e mi i tha "A ta bëjmë provë a të çan apo jo shkopi i gomës?". Unë do kërkoja një falje publike. Por duke pasur parasysh deklaratën e drejtorit të policisë qëllimi është manipulimi i fakteve" tha Kasmi në një intervistë për Neës24 nga spitali.

Videot tregojnë se Bledi Kasmi ishte duke shtyrë rrjetën metalike bashkë me protestuesit e tjerë të Partisë Demokratike kur u godit nga policët.

"Ishte çështje vetëmbrojtje, ishte protestë paqësore, ajo e hekurit kishte rënë në atë moment. Unë kam qenë me 2-3 gazetarë atje" tha Kasmi për veprimin e tij. Më poshtë video që tregon momentin e goditjes.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/05/Bledi-Kasmi-2.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/05/WhatsApp-Video-2018-05-26-at-15.28.10.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI