Flash

Helmi i Patozit: Na mori malli për protestat e Shaban Memisë, po e keqja s'paska fund

Lapsi.al 26 May 2018
Helmi i Patozit: Na mori malli për protestat e Shaban Memisë, po e

Ish deputeti i PD-së, Astrit Patozi komentoi me cinizëm protestën e Partisë Demokratike. Megjithëse përpiqet t'i vërë në të njëjtën llogore Ramën dhe Bashën, duke i quajtur të dy "Babale", në komentin e Patozit goditet protesta e opozitës për pjesmarrjen e pakët të qytetarëve.

"Do të dëgjoni, nga njëra anë, se protestës në bulevard ju bashkuan 1 milion shqiptarë, kurse, nga ana tjetër, që aty nuk ishin më shumë se 500 vetë. Sepse kaq të largët e kanë distancën me të vertetën Babalet, që na drejtojnë, s’ka rëndësi nëse janë në pushtet apo në opozitë.

Ndaj e vetmja keshillë është të mos i dëgjoni seç thonë, por shikojini vetë pamjet, me dron e pa dron, njësoj si në ato ndeshjet e rëndësishme të Champions League, kur në momente delikate, nuk ke pse e dëgjon fare komentatorin, është apo nuk është penallti.

Babalja në opozitë thotē se ka dalë me sukses, sepse atē di që ka për detyrë, që të shtyjë ditët e veta dhe të bëjë sikur po ngre ne këmbë popullin e revoltuar.

Nje Zot e di ku e gjen forcën dhe guximin, që të bëjë prapë si i fortë, edhe pse e di që të gjithe kanë televizor në shtëpi dhe e kane parë gjithçka me sytë e tyre.

Babalja në qeveri po rreh gjoksin prej disa orësh dhe po mburret pēr dështimin e vëllait të vet ne opozitë.

Por gëzohet kot, sepse kjo nuk ka asnje lidhje me njerëzit dhe atë vetë.

Sepse e vetmja meritë e Babales së fortë në këtë mes është që ai tjetri nuk ekziston.

Vini re sa të ngjashëm janë edhe kur shahen dhe tregojnë me gisht njëri-tjetrin dhe bëjnë sikur tashmë janë në gjak.

Po akuzohen reciprokisht dhe me shumë tërsëllëmë dhe pasion si shkaktarë të refuzimit të Europës. Dhe kjo per ata është arsyeja më e fortë e kësaj “lufte epike”, për të mos thënë që është e vetmja arsye.

Sepse për ta nuk ka rëndësi se si jetohet nga brenda Shqipëria, por vetëm se si duket ajo nga jashtë.

A thua se kjo eshte një fotografi apo nje video e shkurtër reklame, që duhet ta shohin për disa çaste të huajt, sa për të krijuar një ide.

Dhe jo si i vetmi atdhe që kemi, ku gdhijnë dhe ngrysin ditë shumë të veshtira për shkak të keqqeverisjes miliona shqiptarë.

Mes dy Babaleve, që zihen për pushtet në Bulevardin “Deshmorët e Kombit”, jam i sigurt se shumica e shqiptarëve sot nuk zgjedh asnjërin.

Atij më të dobëtit, që bën kinse si i fortë, ia numuruan brinjët sot, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron.

Saqë më mori malli për protestat e Shaban Memise para vitit 2000, kur PD ishte në vështirësi. Na dukeshin të vogla atëherë, por e keqja nuk paska fund" shkruan Patozi. Komentin e plotë në rrjetet sociale mund ta lexoni më poshtë:

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI