Flash

Policia deklaratë zyrtare: 11 policë të lënduar dhe vetëm 1 protestues

Lapsi.al 26 May 2018
Policia deklaratë zyrtare: 11 policë të lënduar dhe

Në përfundim të protestës së opozitës, policia ka dalë në përfundimin se nga radhët e uniformave blu mbetën të plagosur 11 policë, ndërsa nga protestuesit vetëm 1 person, konkretisht Bledi Kasmi, kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike. Sipas policisë, incidentet nisën nga protestuesit përballë kryeministrisë dhe në afërsi të Ministrisë së Brendshme.

"Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit janë hedhur gurë dhe mjete të tjera rrethanore dhe mjaft prej tyre janë goditur me sende të forta. Për pasojë janë lënduar dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 11 efektivë policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Edhe mes tubuesve pati një të lënduar, i cili mori ndihmën mjekësore të nevojshme" thuhet në deklaratë.

Policia njoftoi se një grup hetimor është ngritur pranë prokurorisë së Tiranës dhe po heton për shkaqet e incidenteve. "Për hetimin e rasteve të dhunës së ushtruar është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Ky grup, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punon për identifikimin e episodeve të dhunës, identifikimin e personave përgjegjës si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi" thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI