Flash

PD: Xhafaj kërcënoi Ramën se do rrëzonte qeverinë

Lapsi.al 16 May 2018
PD: Xhafaj kërcënoi Ramën se do rrëzonte qeverinë

Partia Demokratike ka reaguar me anë të deputetit Enkelejd Alibeaj pas konferencës së Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë! Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin për të rrëzuar qeverinë. Por kjo është më e parëndësishmja dhe pjesë e luftës së tyre të brendshme për pushtetin e kriminalizuar deri në palcë!” – tha Alibeaj

Partia Demokratike këmbëngul se përgjimi audio është i vërtetë dhe këtë e dinë Xhafaj dhe Rama.

“Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës apo Fatmir Xhafajt rezultate ekspertize nga laboratorë apo agjensi të paidentifikuara!” – thotë Alibeaj.

“Është gënjeshtër dhe mashtrim përgjigja e tij se nuk është subjekt i ligjit Antimafia! Është gënjeshtër dhe mashtrim se ai nuk i pengon hetimet për vëllain trafikant droge nga detyra e Ministrit të Brendshëm! Është kriminale akuza e Fatmir Xhafajt se opozita vepron për llogari të interesave kriminale!” – përsërit PD.

Deputeti demokrat thotë se opozita nuk trembet nga kërcënimet e Ramës me burg, por do të vazhdojë të denoncojë këtë çështje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vlorë, kapet një gomone me kanabis

Një gomone me drogë është sekuestruar ditën e sotme nga policia në afërsi të Karaburunit. Mësohet se gomonia është e gjatë 7.5 metra e gjatë si dhe ka dy motorë...

17:48

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI