Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Berisha 'zbulon' se kush ia dha PD-së përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafës

Lapsi.al 16 May 2018
Berisha 'zbulon' se kush ia dha PD-së përgjimin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij një meme, e cila të le të kuptosh se PD-së audio-përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafës ia ka servirur pikërisht Saimir Tahiri. ‘Kali im i dashur, i dogji Xhafës dosja e Gonit. S’ka parë gjë akoma...”, thuhet në këtë meme e bërë virale në rrjet. Pra, në një farë mënyre Berisha thotë se Tahiri është ai që ka nxjerr dosjen me përgjime të Agron Xhafës.

Një ditë më parë në emisionin ‘Studio e Hapur’, Berisha refuzoi të tregonte se kush e kishte kryer përgjimin, duke u justifikuar se nëse e bënte publike mund të vinte në rrezik jetë njerëzish, pra të personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Postimi i tij i fundit në Facebook drejton gishtin te Saimir Tahiri, si personi që kërkon të rrënojë Fatmir Xhafën. Por kjo është një hipotezë, pasi vetë Berisha mund të jetë duke bërë diversion te maxhoranca. Prokuroria ka thirrur tre zyrtarët e PD-së, Salianji, Alibeaj dhe Bardhi për të dëshmuar nesër mbi përgjimin që ata denoncuan publikisht.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Vlorë, kapet një gomone me kanabis

Një gomone me drogë është sekuestruar ditën e sotme nga policia në afërsi të Karaburunit. Mësohet se gomonia është e gjatë 7.5 metra e gjatë si dhe ka dy motorë...

17:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI