Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Çështja 'Xhafaj'/ Rama shpreh sot qëndrimin e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS

Lapsi.al 16 May 2018
Çështja 'Xhafaj'/ Rama shpreh sot qëndrimin e tij

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përmes një postimi në Twitter se sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist do komunikojë qëndrimin e tij zyrtar lidhur me akuzat e opozitës në adresë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas sulmeve të PD dhe LSI ditët e fundit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Xhafajt pas akuzave për të vëllanë e tij se është dënuar në Itali me 7.2 vite burg për trafik droge.

"Jemi të gjithë njësoj? JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave." - shkruante dje Rama në Twitter

Dy ditë më parë, tre zyrtarë të PD, deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe sekretari për Çështjet Ligjore, Gazmend Bardhi, publikuan një videopërgjim ku pretendohet se i takon Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, i cili bashkëbisedon me një trafikant droge.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI