Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Basha me Daul: Moshapja e negociatave ndëshkon Shqipërinë

Lapsi.al 16 May 2018
Basha me Daul: Moshapja e negociatave ndëshkon Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Sofje me Presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul.

Basha do të jetë në takim sot në Samitin e PPE për Ballkanin Perëndimor, ku janë të pranishëm edhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Kryeministri i Austrisë Sebastian Kurtz, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani, Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, dhe drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, përfaqësues të partive të qendrës së djathtë europiane.

Basha konfirmoi qëndrimin e opozitës për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi sipas tij kjo do të shtojë asistencën që vendi të luftojë kapjen e shtetit, krimin e organizuar, korrupsionin, të ndihmojë në sundimin e shtetit të së drejtës, përfshirë edhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Moshapja e negociatave, theksoi Basha, do të ndëshkonte Shqipërinë dhe shqiptarët që presin dhe meritojnë standarde europiane dhe do të ndihmonte krimin dhe politikanët që kanë tradhëtuar interesat e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë duke bashkëpunuar me krimin për pushtetin dhe pasurimin e tyre.

"Presidenti i PPE Joseph Daul e garantoi Kryetarin e Partisë Demokratike për mbështetjen dhe ndihmën e Partisë Popullore Europiane për shpalosjen e vizionit dhe planit të demokratëve për çlirimin e shtetit nga kapja e krimit të organizuar, për shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin, luftën kundër korrupsionit, për rritjen ekonomike dhe rikthimin e shpresës në vend" thuhet në njoftimin për mediat të Partisë Demokratike.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI