Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Rama nuk e lëshon Fatmir Xhafajn: Audio-përgjimi nuk është autentik!

Lapsi.al 16 May 2018
Rama nuk e lëshon Fatmir Xhafajn: Audio-përgjimi nuk është

Për Edi Ramën, deri tani Fatmir Xhafaj nuk duhet të përgjigjet, as ligjërisht dhe as moralisht për skandalin që denoncoi opozita ku përfshihet dënimi i të vëllait të tij në Itali, neni F i ligjit 491 dhe përgjimi audio që ka publikuar Partia Demokratike.

“Akuzat nuk vijnë nga organet e drejtësisë, por as mund të neglizhohen, si shumë e për lumë, por as mund të lihen me sqarimet e radhës, se në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret që dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë por me burg. Pse sot që flasim Ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet, as moralisht”- tha Rama.

Kryeministri gjithsesi tha se kishte bërë kërkimet e tij dhe kishte kërkuan analizimin e përgjimit të Partisë Demokratike dhe nga të dhënat që kishte siguruar, rezultonte se përgjimi ishte fals. Megjithatë në rast të kundërt, tha Rama, nëse prokuroria del me një rezultat të ndryshëm, atëherë "ne s'jemi njësoj si ata".

"Qoftë përgjigjia që kam marrë nga analiza shkencore të materialit audio, qoftë informacionet e grumbulluara nga burimet më lart, prej të cilave nuk kanë asnjë indicie të vëllait të Ministrit të Brendshëm nuk kanë asnjë vlerë ligjore konkluzive, se ne nuk jemi si ata, që do të thotë se më mjaftojnë mua si kryeministër për të krijuar bindjen se Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë detyrën, por nuk e bëjnë asnjë çikë më pak urgjente nevojën për një hetim shterues të prokurorisë, sepse mua më takon vendimi politik, por jo ai ligjor dhe penal. Prandaj e përsëris me forcë kërkesën e bërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar në adresë të prokurorisë dhe dua të ndaj me publikun bindjen se kjo është një sfidë e madhe. Në këtë sfidë prokuroria dhe gjykata duhet t'u japin shqiptarëve provën, ose të provojnë autenticitetin e përgjimit, ose askush nuk mund të luajë qensh me këtë vend. Në rast se del se ministri dhe vëllai i tij del se s'kanë asgjë për të paguar, se në rast se del e kundërta ne s'jemi njësoj si ata, kush e organizoi këtë lojë përmes një mashtrimi të tillë publik, për të goditur Shqipërinë duhet të paguajë, përmes ligjeve që përcaktojnë dënimin me burg". 

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI