Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Vjen dosja nga Greqia/ A u takua Saimir Tahiri me Artan Habilajn në Korfuz

Lapsi.al 12 May 2018
Vjen dosja nga Greqia/ A u takua Saimir Tahiri me Artan Habilajn në Korfuz

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot 'arrest shtëpie' për Saimir Tahirin pas kërkesës së Prokurorisë e cila ka administruar prova të reja nga Greqia dhe Italia.

Gazetari i "Shqiptarja.com", Elton Qyno zbuloi se një nga të dhënat e mbërritura nga autoritetet greke është ajo e një takimi të pretenduar mes Saimir Tahiri dhe Artan Habilajt, vëllai i Moisi Habilajt i arrestuar në Itali në tetor të vitit të kaluar.

Besohet në zonën e Korfuzit, në një hotel, Saimir Tahiri ka takuar Artan Habilajn. Autoritetet greke kanë kthyer përgjigje te Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me këtë kërkesë, por ende nuk ka të dhëna të plota për këtë takim.

Artan Habilaj së bashku me Moisi Habilajn dyshohen si kokat e një rrjeti të fuqishëm trafiku droge nga Shqipëria drejt Italisë, aktivitet të cilin ata e kanë zhvilluar për vite me radhë.

Ndërsa nga Italia janë administruar përgjime të reja të grupit "Habilaj" ku përmendet emri i Saimir Tahirit si pjesë e grupit të trafikut të kanabisit, si dhe funksioni i tij si titullar në qeveri, por megjithatë provat ndaj ish-ministrit nuk janë ende të drejtpërdrejta.

Të këshilluara

Basha: Loja Rama –Tahiri vazhdon

Ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas vendimit të Gjykatës për Krime të Rënda për të lënë në “arrest shtëpie” ish-ministrin e B...

21:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI