Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

PD i 'përplas' Xhafajt edhe Ligjin Antimafia. A po rëndohen pozitat e ministrit të Brendshëm?

Lapsi.al 12 May 2018
PD i 'përplas' Xhafajt edhe Ligjin Antimafia. A po rëndohen

Partia Demokratike e akuzon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj vetëm për falsifikim të ndryshimeve ligjore, në mënyrë që ai të favorizonte vëllain e dënuar për trafik droge, Agron Xhafaj. Por sot PD i ‘përplasi’ Xhafajt edhe Ligjin Antimafia, sipas së cilit ministri duhet të mbajë përgjegjësi.

“Neni 3 e thotë qartë se dispozitat e Ligjit Antimafia zbatohen edhe ndaj pasurive të personave, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi), për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia,” tha PD.

Sot gjithashtu u raportua se Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë në lëvizje për të verifikuar rastin e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij. Nuk dihet se çfarë do të rezultojë në fund të këtij procesi, ndërsa ndërkombëtarët, të cilët sipas Ramës e kanë në anglisht dosjen prej PD-së, nuk janë shprehur ende për këtë rast. Nga ana tjetër ka shumë spekulime që thonë se kryeministri tashmë e ka ‘lëshuar’ ministrin e tij të Brendshëm. Mbetet të presim! Zhvillime do të ketë edhe pas vizitës së Ramës të martën në Paris, ku do të takohet me presidentin Macron.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Gjendet skeleti i një njeriu në Lezhë

Një skelet njeriu është gjetur në Lezhë, ndërsa gërmohej për të nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes. Përgjegjësi i muzeut të Lezhës Paulin Zefi thotë se ka dys...

15:19

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI