Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Ministri gjerman në Tiranë: Rruga drejt BE e vështirë, po verifikojmë arritjet e Shqipërisë

Lapsi.al 12 May 2018
Ministri gjerman në Tiranë: Rruga drejt BE e vështirë, po

Gjatë një deklarate për mediat me ministrin shqiptar Ditmir Bushati në kuadër të vizitës në Tiranë, ministri i Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth ka folur për rekomandimin e KE për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.

Michael Roth tha se Shqipëria mund të mbështetet tek Gjermania dhe se rruga për në BE është e vështirë. Ai tha se Gjermania po verifikon arritjet e Shqipërisë dhe do dalë me një qëndrim në të ardhmen për këtë çështje.

“Gjëja më e rëndësishme është se Shqipëria mund të mbështetet në ndihmën dhe përkrahjen e Gjermanisë. Rruga e Shqipërisë në BE është e vështirë. Ne po verifikojmë arritjet e Shqipërisë dhe do të pozicionohemi në të ardhmen për çeljen e negociatave për anëtarësimin. Argumentet për çeljen e negociatave nuk mungojnë, perspektiva për në BE është në interesin jo vetëm të qeverisë shqiptare, por edhe tonin, dhe duhet tua shpjegojmë këtë qytetarëve tanë. E mendoj mjaft mirë se çfarë u është dashur të realizojnë qytetarëve tuaj.

Duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme, shteti ligjor, drejtësi e pavarur që do të ishin premisa për investime të huaja të mëtejshme në vendin tuaj. Pres prej qeverisë që të vijojë politikën e reformave, pres edhe prej opozitës të ndërmarrë përgjegjësi për të kontribuar në këto procese. Dje bisedova me Bashën, një bisedë mjaft e mirë, sado që të ketë konflikte në politikat e brendshme që është shenjë e një demokracie të gjallë, në çështje të tilla duhet të kalohet përtej konflikteve për një konsensus të përgjithshëm”- tha ministri gjerman.

Të këshilluara

Tiranë, makina merr flakë në ecje

Një automjet është djegur plotësisht ndërsa ishte në lëvizje. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:10, në Sauk, tek rreth-rrotullimi. Një automjet me...

10:50

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI