Flash

Nis “Vettingu” edhe për psikologët

Lapsi.al 11 May 2018
Nis “Vettingu” edhe për psikologët

nstitucionet e Drejtësisë do të pastrohen nga psikologët që nuk kanë përgatitjen e duhur për të trajtuar çeshtje që i përkasin fushës së drejtësisë. Urdhri i Psikologëve ka nisur një cikël trajnimesh intensive për ekspertet që do të asistojne në çeshtjet civile dhe penale, ku jane te perfshire kryesisht te miturit.

Sipas presidentes së këtij urdhëri, kjo iniciative do t’i japë fund situatës kaotike në fushën e drejtësisë, ku nuk kanë munguar vendimeve abuzive nga psikologët joprofesionistë, me pasoja për te miturit dhe familjarët e tyre, raporton News 24.

Kanë punuar edhe persona që nuk kanë qënë profesionistë të fushës, nuk kanë qenë psikologë të mirëfilltë, që do të thotë se janë bërë edhe dëme. Nëse i referohemi divorceve mund t’i kenë lënë fëmijën babait, ndërkohë që mund t’i kishte takuar nënës. Pra psikologë që nuk kanë arritur të kuptojnë dinamikat e familjës. Nëse nuk kupton dinamikat e familjes bën edhe dëme tek të miturit dhe familjet e tyre, dëme që shpesh janë të parikuperueshme.

Po për herë të parë do të ndërtohet edhe një regjistër me të dhënat e eksperteve psikologë. Një iniciative kjo që i vjen në ndihmë edhe reformës në drejtësi.

Po për herë të parë në Shqipëri do të ndërtohet edhe një database, një regjistër të ekspertëve psikologë, të cilëve mund t’ju referohen të gjitha institucionet e drejtësisë për të marrë ekspertë për nevojat e tyre për të gjitha procceset ku përfshihet i mituri, përfshirë edhe proçeset civile.

Pas hyrjes në fuqi te Kodi të proccedures penale per te mitur lindi nevoja për trajnimin e psikologëve që do të përfshihen në procceset e drejtësisë. Një tjetër cikel trajnimi do të filloi në muajin shtator.

Të këshilluara

Kaos në kufirin Kosovë-Shqipëri

Radhët e gjata kanë shkuar deri në thellësi të Vermicës në doganën e Kosovës. Rrëmujë është krijuar edhe nga kamionët në radhë. Po ashtu një situatë kaotike ësh...

18:05

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI