Flash

Ngjela i thur lavde Fatmir Xhafajt: Bravo të qoftë! Mbrojte shqiptarët nga gjykatat raciste!

Lapsi.al 11 May 2018
Ngjela i thur lavde Fatmir Xhafajt: Bravo të qoftë! Mbrojte

Opozita e akuzon Fatmir Xhafajn se qëllimisht dhe në mënyrë të jashtëligjshme ka ndryshuar nenin 491 për të bllokuar ekstradimin e të vëllait, Agronit në Itali, por Spartak Ngjela i jep një shpjegim tjetër pikës f, që bllokon ekstradimet, nëse shteti kërkues nuk garanton rihapjen e procesit gjyqësor për të dënuarit në mungesë.

Ngjela thotë se, nëse e ka bërë Fatmir Xhafaj këtë nen, atëherë "Bravo i qoftë", sepse kështu ka mbrojtur shqiptarët nga gjykatat raciste të shteteve të tjera.

“Nuk e di nëse e ka bërë Xhafaj këtë nen, se pavarësisht nga njohja që kam më të, nuk e kam menduar kurrë se mund të jetë kaq kurajoz sa të godasë racizmin antishqiptar të grekëve etj. Po e ka bërë ai, bravo i qoftë”- shkruan Ngjela.

Postimi i plotë i Ngjelës

Turp për të djathtën shqiptare që dhe një nen patriotik që kemi bërë, e quajnë shkelje.

Nuk më duhet fare kush është Fatmir Xhafaj, por nëse është tërësisht me politikën amerikane, kjo sot është vlerë historike.

Kurse neni i procedurës për ekstradimin që u përfol, është një dinjitet kombëtar, kur shqiptarët në disa vende perëndimore i trajtojnë me racizëm të hapur. Nuk e di nëse e ka bërë Xhafaj këtë nen, se pavarësisht nga njohja që kam më të, nuk e kam menduar kurrë se mund të jetë kaq kurajoz sa të godasë racizmin antishqiptar të grekëve etj.

Po e ka bërë ai, bravo i qoftë.

Janë mijra shqiptarë të pafajshëm që vuajnë dënime drastike në Itali, në Greqi dhe në Belgjikë… dhe shteti shqiptar është treguar një maskara politik se ka pasur frikë ngaqë ministrat shqiptarë kanë qënë të korruptuar.

Unë personalisht kam bërë shumë gjyqe në Perëndim dhe e njoh mirë këtë situatë anti shqiptare.

Dispozita që pashë, është ngritje e dinjitetit të shqiptarit. Kushdo që e ka bërë atë, dhe cilido qoftë motivi i tij.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI