Flash

Laboratori i kultivimit të drogës në Fier, flasin punëtorët: Po ndërtonim pulari

Lapsi.al 11 May 2018
Laboratori i kultivimit të drogës në Fier, flasin

Ditën e djeshme, policia e Fierit njoftoi zbulimin e një laboratori në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu, në njoftim thuhej se në afërsi të fshatit Seman ishte sekuestruar edhe një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.

“Po ndërtonim një pulari, jo laborator droge”. Këto mësohet të kenë qenë fjalët e të afërmve dhe punëtorëve të cilët thuajse kishin përfunduar së ndërtuari një laborator brenda magazinës në pronësi të 50-vjeçarit Vladimir Çilotaj, në lagjen Mbrostar të qytetit të Fierit.

Hetimet kanë zbuluar se në magazinën 480 metra katrorë ku Vladimir Çilotaj kishte vendosur bazën ushqimore për bagëtinë që mbarështonte, mund të ishte duke u ndërtuar një laborator për kultivimin e lëndëve narkotike dhe përpunimit të tyre. Kjo, pasi pas gjetjes së gomones ditën e hënë në bregdetin e Semanit nga policia kufitare, është konkluduar paraprakisht se pronari i saj mund të kishte lidhje me 50-vjeçarin nga qyteti i Patosit, Vladimir Çilotajn.

Nga ana tjetër policia ka nisur punën për zbulimin e vendodhjes së Vladimir Çilotajt dhe kapjen e tij, por deri tani kjo gjë ka qenë e pamundur pasi 50-vjeçari ka mundur t’u shpëtojë prangave deri tani.

Vladimir Çilotaj ka qenë një emër i njohur për policinë e Fierit, pasi në janar të vitit 2011, ai u arrestua së bashku me ish-shefin e Komisariatit të Policisë në Patos të Fierit, Gerjan Kondi pasi u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të vazhdueshme realizonin vjedhje të karburanteve të llojit naftë bruto, në pronësi të Albpetrol-sha Fier. Në territorin ku gjendet magazina ku po montohej laboratori i drogës, gjenden ende çisternat e hidrokarbureve.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI