Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

'Agimi i Artë' shpërthen kundër Shqipërisë, sulmon Eleni Foureira dhe futbollistët shqiptarë

Lapsi.al 11 May 2018
'Agimi i Artë' shpërthen kundër Shqipërisë,

Një tjetër “show” me fjalime urrejtje dhe raciste u dha nga Agimi i Artë në parlamentin grek, shkruajnë mediat greke.

Me rastin e një debati për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, deputeti Elias Kasidiaris ka gjetur shkasin për një tjetër përçarje raciste derisa sulmoi edhe këngëtaren Eleni Fourera dhe futbollistët shqiptarë që luajnë për Greqinë.

“A i shikoni shqiptarët, e shikoni ç’ndodh në Eurovizion, zbavitet një këngëtare që thotë se ajo nuk është shqiptare, se nuk ka të bëjë me Shqipërinë; thotë se është nga Guatemala, Nikaragua, nuk e di se çfarë dhe mbi të gjitha, futbollistë të dështuar, kantautorë që kapin paratë në Greqi, sepse fatkeqësisht shumë janë dyndur këtu në Greqi.

Dhe dapio fitojnë paratë, fillojnë me simbolet në bluza, shqiponjat e Shqipërisë së Madhe, kështu që ata që besojnë në këto mizori, që zbaviten me Shqipërinë e madhe jashtë Greqisë, shkojnë atje ku nënat e tyre nuk dinin ç’këpucë t’u vishnin.

Asnjë bisedim me shqiptarët, asnjë negociatë derisa politikat e tyre antihelene të shtetit të ndalojnë. Ky ëhstë qëndrimi i Agimit të Artë. Menjëherë ne duhet të vëmë veton, një veto greke, për asnjë lloj hapje negociatash të regjimit të Ramës për procesin e integrimit evropian"

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI