Flash

Çani: Xhafaj e ka bërë "m*tin mullar", por e mban ambasada e SHBA

Lapsi.al 10 May 2018
Çani: Xhafaj e ka bërë "m*tin mullar", por e mban

Publikimi nga ana e opozitës së dënimit me burgim për trafik droge të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk pasuar me shkarkimin apo dorëheqjen e këtij të fundit. Xhafaj tha se nuk mbante përgjegjësi për veprimet e familiarëve të tij të rritur dhe se kjo çështje nuk ndikonte te qeveria. Gazetari Arjan Çani thotë se Xhafaj nuk do të qëndronte në detyrë nëse pas tij nuk do të qëndronte ambasada e SHBA.

I ftuar në emisionin Studio e Hapur, Çani shprehet se politikisht ministri nuk ka pse të dorëhiqet, por në planin moral një veprim i tillë duhej të kishte ndodhur me kohë.

“Unë mendoj që nëse do ndodhte kjo gjë në vendet europiane, ministri i Brendshëm do ikte vetë nuk do priste që ta shkarkonte kryeministri. Në një vend normal dhe me demokraci, çdo njeri do kishte dhënë dorëheqjen, sepse i prish punë imazhit të qeverisë tij. Unë e shoh më shumë morale, sepse politikisht nuk ka pse ikën ministri Xhafaj.

Për katundin tonë, Xhafaj s’ka pse ikën. Unë mendoj që Xhafa s’ka pse të ikë fare nga ministër, sepse mesa kemi kuptuar amerikanët ku ta gjejnë të kenë një ministër ose kryeministër me një cen në figurë. Historikisht këtë lojë kanë luajtur amerikanët. Xhafaj sot në kontekstin shqiptar është më i fortë pas këtyre akuzave. Në kontekstin shqiptar, ku bëhet “muti mullar” dhe askush nuk do me e ditë, unë nuk shoh arsye pse të ikë Xhafaj” – thotë Arian Çani.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI