Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Llogaridhënia e qeverisë, Rama dërgon dy deputetë edhe në Lazarat

Lapsi.al 11 May 2018
Llogaridhënia e qeverisë, Rama dërgon dy deputetë edhe

Lazarati vërtet është bastion i Partisë Demokratike, por mes banorëve ka edhe nga ata që mbështesin PS-në. Së fundi dy deputetë të PS-së në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi dhe Flamur Golemi, zhvilluan një takim në këtë fshat, në kuadër të turit të llogaridhënies së qeverisë. Banorët e pranishëm në takim ngritën shqetësime të ndryshme sa i përket mungesës së disa shërbimeve, çështjes së tokave, kullotave dhe pyjeve, ndërsa vlerësuan përfshirjen e Lazaratit në projektin e 100 fshatrave. Disa muaj më parë kryebashkiakja Zamira Rami shkarkoi administratorin Mexhit Jupi, i emëruar si përfaqësues i PS-së dhe në vend të tij emëroi kreun e PD-së së fshatit, Benard Pollo. Lazarati që pas shkatërrimit të parcelave me kanabis në vitin 2014 është zbrazur nga të rinjtë, ndërsa papunësia është rritur ndjeshëm. Banorët janën ankuar vazhdimisht për mungesë vëmendje nga ana e qeverisë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Nis “Vettingu” edhe për psikologët

nstitucionet e Drejtësisë do të pastrohen nga psikologët që nuk kanë përgatitjen e duhur për të trajtuar çeshtje që i përkasin fushës së drejtësisë. Urdhri i Ps...

20:08

Kaos në kufirin Kosovë-Shqipëri

Radhët e gjata kanë shkuar deri në thellësi të Vermicës në doganën e Kosovës. Rrëmujë është krijuar edhe nga kamionët në radhë. Po ashtu një situatë kaotike ësh...

18:05

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI