Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Vdekshmëria në vend, pse kuksianët vdesin më të rinj dhe gjirokastritët më të vjetër?

Lapsi.al 9 May 2018
Vdekshmëria në vend, pse kuksianët vdesin më të rinj

Për shkak të nivelit të lartë të varfërisë, Kukësi është qarku ku mosha mesatare e vdekjeve është më e ulëta në rang vendi.

INSTAT raportoi se mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73,7 vjeç në rang vendi, ndërkohë që ka luhatje të dukshme në secilin qark. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme nga mosha mesatare gjithsej, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70,7 vjeç.

E kundërta ndodh me Qarkun e Gjirokastrës i cili gjithashtu ka një shmangie nga mosha mesatare në vend, por në këtë rast, mosha mesatare e vdekjeve për këtë qark është më e lartë se ajo gjithsej, përkatësisht 76,7 vjeç.

Pra, janë 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve më të ulët se ajo në vend dhe 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve për vitin 2016, më të lartë se ajo gjithsej. Qarku i Lezhës dhe Dibrës kanë moshë mesatare të vdekjeve pothuajse të barabartë me atë gjithsej, 73,7 vjeç.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mesatare e vdekjeve në Tiranë dhe Elbasan është më e ulët se mesatarja në rang vendi. (shih grafikun e mëposhtëm). Mosha më e hershme e vdekjeve në këto dy qytete, sipas mjekëve, i dedikohet nivelit të lartë të ndotjes.

Në të kundërt, gjirokastritët dhe korçarët jetojnë më gjatë, gati 3 vite më shumë se mesatarja e republikës.

Qarku i Dibrës shënon përqindjen më të ulët të popullsisë së të moshuarve prej 12,2%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Lezhës ku të moshuarit zënë rreth 13,6% të popullsisë respektive.

Për sa i përket grupmoshës së të rinjve, diferencat janë më të dukshme: Qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët të popullsisë së të rinjve prej 17,1%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Kukësit ku të rinjtë zënë rreth 21,1% të popullsisë respektive. /monitor

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI