Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Grabitja e postës sekrete të Prokurorisë, dyshime për zhdukje të materialeve për ‘financierin’ e Habilajve

Lapsi.al 9 May 2018
Grabitja e postës sekrete të Prokurorisë, dyshime për

Posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit, në të cilën dyshohet se kishte dokumente të klasifikuara, është grabitur paraditen e djeshme në mes të qytetit. Dy persona ende të paidentifikuar sulmuan korrierin e Prokurorisë para se të dorëzonte pranë këtij institucioni materialet që kishte tërhequr nga posta.

Ai po lëvizte në këmbë nga posta qendrore, që ndodhet në qendër të qytetit drejt Prokurorisë së Durrësit në kohën kur është sulmuar. Sipas dëshmisë së tij, sapo ka dalë nga posta është përballur me dy djem të rinj që mbanin kapele dhe syze, të cilët i kanë marrë me forcë çantën ku ndodheshin materialet.

Më pas ata janë larguar me shpejtësi në këmbë, duke humbur gjurmë rrugicave. Nuk dihet se çfarë konkretisht kishte në çantën e postierit, pasi edhe vetë Prokuroria ishte hermetike në dhënien e detajeve duke qenë se ishte i përfshirë vetë institucionalisht në këtë ngjarje.

Një ndër dosjet që pak muaj më parë i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Durrësit dhe mbetet ende në hetim dhe me shkëmbim informacioni zyrtar nëpërmjet postës, është edhe ajo e Nezar Seitit, i cili u arrestua në Shqipëri për llogari të dosjes “Habilaj”. Tashmë Prokuroria e Durrësit po heton në lidhje me procedurën e ndjekur për ekstradimin e tij në Itali, teksa ishte në hetim dhe i arrestuar për tjetër dosje penale në vendin tonë.

Në prokuroritë e rretheve, posta sekrete përmban disa lloj dokumentesh të rëndësishme. Përgjithësisht, materialet sekrete prokurorive u shkojnë me postë, si e vetmja mënyrë për t’u protokolluar zyrtarisht dhe mund të përmbajnë edhe dokumente të klasifikuara apo transkripte të përgjimeve që sjell Prokuroria e Përgjithshme.

Dyshohet që autorët kanë pasur informacion për ndonjë dokument të rëndësishëm, që po transportohej drejt Prokurorisë dhe për arsye e rrethana ende të paqarta ata nuk kanë lejuar që të përfundojnë në Prokurorinë e Durrësit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI