Flash

Në kërkim nga Gjermania për drogë, arrestohet në Morinë 28-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 3 May 2018
Në kërkim nga Gjermania për drogë, arrestohet në

Një 28-vjeçar kosovar është arrestuar në Morinë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga shteti gjerman. Informacioni zyrtar i policisë bëjnë të ditur se është bërë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin në Gjermani të Kastriot Rashanit, 28 vjeç, nga Vushtria e Kosovës.

“Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018, ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI