Flash

Pas ndarjes ndjenjat e Kylie Minogue në kufinjtë e depresionit

Lapsi.al 3 April 2018
Pas ndarjes ndjenjat e Kylie Minogue në kufinjtë e depresionit

Historia e fundit e dashurisë, e cila përfundoi vetëm një vit më parë, duket se ka lënë jo pak pasoja në jetën e saj. Kylie Minogue  e pranon publikisht në intervistën e fundit për revistën "Red", se pasi i dha fund romancës me Joshua Sasse, përjetimi emocional ka qenë në kufijtë e një depresioni dhe gjendje mendore të rënduar, prej së cilës ju desh kohë që të dilte. Kapërcimi i kësaj faze ishte një mision jo i lehtë, por sot ajo buzëqesh fort përpara gjithë botës.Kylie Minogue, këngëtarja 50 vjeçare është personazhi i këtij muaji për revistën "Red", ku pjesën e luanit në rrëfimin e artistes së njohur e zë pikërisht jeta private, ndarja nga partneri, planet për martesë, etj. "Unë duhej të ndërtoja veten time fizikisht dhe mendërisht. Kam kuptuar se kurrë nuk mund të negociosh në një marrëdhënie që ka marrë tatëpjetën", është shprehur për revistën prestigjioze.

Ndërsa po i përqendron të gjitha energjitë tek vetja, Kylie zbulon gjithashtu edhe një tjetër sekret të jetës së saj. "Nuk kam në plan të afërt të martohem, madje unë kurrë nuk kam menduar se do të martohem ndonjëherë në jetën time. Mbase tingëllon e çuditshme, sepse çdo vajzë ka një vizion apo një ëndërr në kokën e saj se si do të jetë martesa, ndërsa unë jo. Prindërit më kanë rritur me këtë ide, pra që martesa të mos jetë qëllim në vetvete. Mund të jetë edhe e gabuar, fakti që nuk bëj atë që bën gjithë bota, por unë mendoj se martesa nuk është për mua", përfundon ajo deklaratën e saj.

Të këshilluara

Liam nuk heq dorë nga karriera për familjen

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Liam është shprehur se e ka shumë të vështirë të qëndrojë pranë vogëlushit dhe partneres së tij Cheryl ndërkohë që i duhet...

15:59

Dua Lipa tregon incidentin në Paris (FOTO)

Dua Lipa vetëm pak më parë ajo ka publikuar në Insta Story një foto ku tregon se ka harruar pasaportën. Dua ka bërë një foto me fytyrën e një kllouni, gjë të ci...

14:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI