Flash

Pas kritikave reagon William Levy: Nuk bëj dedikime në "Instagram"

Lapsi.al 3 April 2018
Pas kritikave reagon William Levy: Nuk bëj dedikime në
Elizabeth Gutiérrez, bashkëshortja e aktorit të njohur, William Levy, ka festuar 39-vjetorin e lindjes një ditë më parë në një festë të çmendur, e cila ka mbledhur më Miami të gjithë miqtë e afërt të dy aktorëve. Siç e përshkruajnë mediat meksikane, “la fiesta mas loca” (festa më e çmendur) e aktores mblodhi të gjithë miqtë në një jaht luksoz, i vendosur në një gji të Miamit. Të pranishmit, nga videot e postuara nga fansat e aktorëve, shiheshin duke kënduar e kërcyer nën drita e fishekzjarre shumëngjyrëshe. Festa që zgjati deri ne orët e para të mëngjesit, në fakt, nga çifti nuk u pasqyrua në Instagram. Madje, të dy postuan vetëm një foto si për të ndarë një moment nga kjo kohë e bukur e jetës së tyre. Por fansat, pas fotos që Levy postoi me partneren në Instagramin e tij, iu kthyen duke e akuzuar ‘pse nuk shkroi një urim’ për nënën e dy fëmijëve të tij, por e la aq të thatë postimin dhe vetëm me një foto. Ndërsa fansat u ndanë në dy pjesë e duke i kthyer përgjigje njëri-tjetrit, ishte vetë aktori që u ktheu një përgjigje të gjithëve pas këtyre komenteve: “Të gjithë ata që presin t’i bëj një urim bashkëshortes sime e t’ia them ato që kam për të thënë në Instagram, po ju them se e keni gabim. Ato që dua t’ia them, ia them personalisht, sepse dhe ne kemi jetë private. Qëllimi i kësaj fotoje ishte të ndanim diçka të bukur me ndjekësit tanë, por jeta jonë nuk është reality show. Zoti ju bekoftë",- ishte shënimi i aktorit, pas të cilit, komentet nuk u ndalën, por vijuan për ta mbështetur ose edhe për t’i shprehur indinjatën e tyre.

Të këshilluara

Ndahen pas 8 vitesh çifti i Hollywood-it

Channing Tatum dhe Jenna Dewan divircohen pas 8 vitesh martesë. Ata u lidhën në vitin 2006 dhe nga martesa kanë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Everly. ...

11:12

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI